StuTS

Çka është StuTS-i?

StuTS-i (Studentische Tagung Sprachwissenschaft ‘Konferencë studentore e gjuhësisë’) është një konferencë e pavarur në gjuhën gjermane (e pjesërisht angleze) për fusha të ndryshme të gjuhësisë që mbahet njëherë në çdo semestër. Universitetet brenda dhe në afërsi të Gjermanisë marrin për sipër organizimin e StuTS-it.

Qëllimi i konferencës është që t’u jepet të gjithë studentëve të gjuhësisë mundësia të njohin njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë mendime.

Si funksionon StuTS-i?

Studentët duhet t’i heqin vetë shpenzimet për udhëtimin, ndërsa për akomodimin e tyre deri më tani është kujdesur stafi përgatitës duke i vendosur studentët në konvikte studentore, hostele ose në palestra të afërta. Pagesa që bëjnë studentët përfshin zakonisht mëngjesin dhe drekën.

StuTS-i vë fokusin kryesisht në aspektet shkencore, por edhe shoqërore që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me studentët. Studentët mund të prezantojnë një temë të caktuar nga kërkimet apo disiplinat e tyre ose të mbajnë një orë informuese për ndonjë gjuhë që e njohin mirë (language tutorial). StuTS-i ofron një mundësi të rrallë për të praktikuar paraqitjen e ideve pa trysninë e zakonshme që zotëron normalisht nëpër leksione ose në praninë e ndonjë eksperti të njohur.

Si kulm i konferencës, stafi përgatitës fton ligjërues për të ashtuquajturat „keynotes“, zakonisht profesorë në zë nga universiteti nikoqir, të cilët bëjnë një paraqitje të profilit shkencor të universitetit dhe të kërkimeve të tyre.

Në fund të fundit, studentëve të huaj u jepet edhe mundësia të njohin qytetin dhe njerëz të rinj nga univesiteti nikoqir gjatë shëtitjeve të përbashkëta nëpër kompleksin e universitetit dhe nëpër qytet; po ashtu edhe festa lamtumirëse dhe mëngjesi i përbashkët pas mbarimit të konferencës ofrojnë mundësi të këndshme për njohje të reja.